Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ish”-i i Arsenalit provokon Haaland: Në League Two, s’do shënoje dot kaq shumë

Erling Haaland është një “gjahtar” goli. Sulmuesi norvegjez u transferua në merkaton e verës nga Dortmundi te Manchester City. Impakti i 22-vjeçarit në futbollin anglez është fantastik: ai ka shënuar deri tani 20 gola në 14 ndeshje!

Shifra dhe statistika të jashtëzakonshme, por në ishull ka akoma nga ata që kritikojnë dhe thumbojnë bomberin viking, duke shprehur haptazi dyshimet e tyre rreth potencialit të vërtetë të lojtarit të ekipit të Pep Guardiolës.

Paul Merson, ish-sulmuesi i Arsenalit, ka provokuar goleadorin në një prononcim për Sky Sports UK: “Të gjithë flasin se sa i madh dhe super lojtar është Haaland, si lëviz dhe sa potent është. Por ai nuk është një snajper.

Ai nuk do shënonte dot 60 gola nëse do luante në League Two (divizioni katërt i futbollit anglez). Një gjë të tillë e konfirmoj unë që kam qenë trajner i Walsallit në vitet 2004-2006”, theksoi ish-sulmuesi i Arsenalit dhe kombëtares angleze.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...