Raffaella Fico e mbyll me futbollin. Pas romancave me Mario Balotellin dhe Alessandro Moggin, bukuroshja italiane duket se ka kthyer faqe e ka gjetur dashurinë e re.
Ajo është fotografuar nga paparacët në shoqërinë se sipërmarrësit nga Firence, Giulio Fratini, trashëgimtar i një familjeje të njohur dhe të pasur (i ati është pronar i një rrjeti hotelesh luksoze).
Fotot e siguruara tregojnë Raffaellan duke u puthur dhe në krahët e Fratinit, i cili ka koleksionin më të madh të orëve në botë me plot 2 mijë ekzemplarë.
