Connect with us

Hi, what are you looking for?

Arabi Saudite

Ish-i i Liverpoolit largohet nga Arabia, gati firma me gjigantët e Holandës

Jordan Henderson do të largohet menjëherë nga Arabia Saudite. Sipas informacioneve të raportuara nga “The Athletic”, mesfushori anglez ka arritur marrëveshjen me Al Ettifaq për zgjidhjen e kontratës. Henderson, i cili ishte në shënjestër të Juventusit, është afër kalimit të përhershëm tek Ajaxi i Amsterdamit.

Lojtari anglez është rikthyer në Britaninë e Madhe pasi mori pjesë në kampin stërvitor dimëror të skuadrës së Gerrard në Abu Dhabi dhe ra dakord në parim për kushtet e një lëvizjeje tek Ajaxi.

Tani është koha për të nënshkruar dokumentet për t’i dhënë fund përvojës së shkurtër aziatike të ish-kapitenit të Liverpoolit. Al Ettifaq ka siguruar që lojtari do të lirohet nga çdo detyrim kontraktual, pra mund të nënshkruajë pas anjë problem me një klub të ri.

Lexo edhe:

Henderson mbylli një rrugëtim 12-vjeçar te Liverpooli korrikun e kaluar për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Ai luajti 17 herë në Saudi Pro League, duke regjistruar katër asistime për skuadrën e drejtuar nga ish-shoku i tij te “Rhe Reds” (Gerrard).

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...