Merkato

Ish-i i Liverpoolit “sulmon” Manenë: Po çon dëm dy vitet më të mira të karrierës

Vendimi i senegalezit Sadio Mane për t’iu bashkuar Bayernit të Mynihut ka çuditur shumë figura të futbollit. Ish-futbollisti i Liverpoolit, Dean Saunders, mendon se Mane nuk do të gjejë sfidues të denjë te Bayerni, gjë që sipas tij, “do t’i shkatërrojë dy vitet më të mira” të karrierës së sulmuesit afrikan.

“Nuk kam asgjë kundër Bayernit, është një klub i madh, por kampionati gjerman nuk është aspak sfidë për Manenë”, – tha Saunders për talkSPORT. – “Do të shënojë gola, do të fitojnë 5-0 çdo javë, vetëm një ekip mund ta fitojë Bundesligën. Kjo nuk është sfidë. Do të ulet në kolltukun e tij, do të ndezë një puro, do të luajë për Bayernin me marshin e tretë do të shkatërrojë dy vitet më të mira të jetës së tij si futbollist. Në fund të karrierës së tij, nëse do t’ju thotë “ejani dhe shikoni palmaresin tim të trofeve”, ata të fituar në Bundesligë do të jenë të fundit.”

Saunders këmbëngul se nuk mund ta kuptojë largimin e tij nga Liverpooli.

“Nuk mund ta besoj se ai po largohet nga Liverpooli, nuk e di se si është arritur deri në këtë pikë. Ai është 30 vjeç dhe gjatë gjashtë muajve e fundit ai ka luajtur futbollin më të mirë, ka qenë i pandalshëm.”

Liverpooli do të përfitojë 34 milionë stërlina nga kartoni i Manesë, i cili pritet të prezantohet në “Allianz Arena” të mërkurën e ardhshme, pasi të ketë kaluar testet mjekësore.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency