Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Ish”-i i Liverpoolit rikthehet pas një viti në stol, firmos në Belgjikë

Dirk Kuyt rikthehet në pankinë. Ish-sulmuesi i djathtë holandez, i cili shkëlqeu me Feyenoordin dhe Liverpoolin gjatë karrierës si futbollist, është zhvendosur në Belgjikë.

43-vjeçari është emëruar trajneri i ri i Beerschot V.A., skuadër që kryeson divizionin e dytë të futbollit belg.

Kuyt ka firmosur deri në fundin e sezonit, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit nëse arrihet ngjitja në elitë.

Lexo edhe:

Ish-futbollisti i njohur drejtoi ADO Den Haag në periudhën 1 korrik-24 nëntor 2022, teksa për dy vite mbajti postin e teknikut të Feyenoord U19.

Karrierën si trajner e nisi me Quick Boys, skuadrën modeste holandeze. Tani i rikthehet profesionit të ri pas më shumë se një viti.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...