Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Ish-i i PSG-së kryqëzon Messin: Për çfarë na duhet, që t’u shënojë skuadrave si Angers dhe Clermont?!

Jérôme Rothen, ish-mesfushori francez i cili përfaqësoi Paris Saint-Germain midis viteve 2004 dhe 2009, ka kritika të ashpra për Lionel Messin pas eliminimit të skuadrës nga Liga e Kampionëve.

“Ne nuk e duam atë, ai duhet të largohet nga PSG. Ai nuk dëshiron të investojë në klub. Lexova disa nga deklaratat e tij në të cilat thoshte: “Jam ambientuar mirë”.. por, i përshtatur me çfarë, i dashur? Të shënosh 18 gola dhe të japësh 16 asistime kundër Angers dhe Clermont?

Lexo edhe:

Në ndeshjet e rëndësishme zhduket plotësisht”, tha Rothen në një prononcim për radion RMC, përpara se të analizonte paraqitjen e “yllit” argjentinas:

“Është një shaka, sepse ne pamë ndeshjet tij në Kupën e Botës, të gjithë e pamë mënyrën se si ai u përpoq. Fanella e kombëtares është një gjë më vete, por duhet të respektosh klubin që të lejon të ruash një statut dhe  që jep një pagë të majme.

Vetëm PSG mund t’ia japë atij këtë. Tani, PSG ka zbritur në tokë, sepse ata menduan se Messi do të na ndihmonte të fitonim Championsin dhe, por, në fund të fundit, nuk ndihmon të fitosh absolutisht asgjë.»

Pas humbjes në shtëpi, me rezultat 0-1, PSG i dha lamtumirën Championsit me një disfatë të re 0-2 ndaj Bayernit, në Mynih.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...