Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ish-i i Realit dhe PSG-së, në Serie A për të shpëtuar Sampdorian

Transferim i veçantë pas përfundimit të merkatos së dimrit. Jesé Rodríguez (29 vjeç), pasi i dha fund para kohe aventurës së tij në kampionatin turk me Ankaragücunë, do t’i shtojë një skuadër të re karrierës së tij “të pasur”.

Pasi e zhvilloi karrierën në Spanjë, Francë, Turqi, Angli dhe Portugali, Jesé do të luajë gjatë pjesës së mbetur të sezonit me fanellën Sampdoria, në Itali.

Klubi gjenovez, i parafundit në Serinë A, i ka bërë vend në skuadër ish-sulmuesit të Realit dhe PSG-së, me synimin qëndrimin në elitën e futbollit italian.

Me vetëm 10 gola në 21 ndeshje, Sampdoria ka sulmin më të keq në Serinë A.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...