Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Ish”-i i Spanjës dhe një shqiptar, garë dyshe për postin e trajnerit të Kosovës

Kosova është pa trajner pas shkarkimit të sllovenit Primoz Gliha pas përfundimit të eliminatoreve të Euro 2024. Aty ku përveç dy barazimeve ndaj Zvicrës, dardanët treguan shumë pak nga kualiteti që kanë.

Në një lidhje direkte me emisionin “ANALIZË KUQEZI”, Florim Canolli, gazetari i SuperSport Kosova, theksoi se tekniku i ri i përfaqësueses do të emërohet gjatë muajit shkurt.

Edhe pse shumë emra janë përfolur për pankinën e Kosovës, mes tyre edhe Gianni De Biasi, Canolli zbulon se dy janë kandidatët kryesorë.

Lexo edhe: 

Roberto Moreno, 46-vjeçari spanjoll, i cili drejtoi edhe Spanjën për një kohë të shkurtër (qershor 2019-nëntor 2019).

Ndërkohë që ka punuar si ndihmës i Luis Enriques te Spanja, Barcelona dhe Roma. Moreno ka drejtuar Monacon në Ligue 1 dhe Granadën në La Liga.

Përveç spanjollit, kandidat konkret është edhe Ilir Daja, i cili po shkruan historinë me Ballkanin, kampionët e Kosovës. Por nuk duhet përjashtuar as pista De Biasi.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...