Ligue 1

Ish-kampionët i ofrojnë stolin, krahu i djathtë i Zidane gati për hapin e madh

Lille zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm dhe fitoi Ligue 1 vjet, ndërsa gjërat nuk shkuan sipas pritshmërive në këtë edicion në Francë. Ekipi i Jocelyn Gourvennec renditet në vend të dhjetë kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat.

Europa është një mision i pamundur, kështu që drejtuesit e klubit francez po mendojnë të bëjnë një ndryshim në stol. Edhe pse ka kontratë deri në 2023, Gourvennec i ka orët e numëruara te Lille.

L’Equipe raporton se palët do të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre në fund të sezonit. Emri që pëlqehet për pankinën është David Bettoni, ish-ndihmësi i Zinedine Zidane te Real Madrid në dy periudha të ndryshme.

50-vjeçari francez ka punuar më parë edhe tek ekipi i të rinjve të Realit. Tani është gati për aventurën e parë si trajner i parë, dhe Lille është një mundësi shumë e mirë për të.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency