Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-kampioni i Botës, Cannavaro: Refuzova kombëtaren, nuk njihja futbollistët!

Fabio Cannavaro mund të cilësohet ende në fillimet e karrierës së tij si trajner, pavarësisht eksperiencës disavjeçare me klubet kineze të Guangzhou, Tianjin apo edhe me kombëtaren e Kinës. Prova e tij e madhe do të jetë në momentin kur të marrë përsipër një detyrë në Europë, teksa së fundmi ish-kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006 ishte shumë pranë firmës për të drejtuar Poloninë.

Por, siç shpjegon vetë 48-vjeçari, marrëveshja nuk u konkretizua për shkak se Cannavaro kërkoi kohë për të grumbulluar ekipin dhe për të njohur lojtarët, diçka që në Federatën polake e kishin të pamundur t’ia realizonin.

“Prej gushtit të vitit të kaluar jam rikthyer në Europë dhe kam pasur bisedime me klube të Serisë A, B apo edhe jashtë Italisë. Por, unë nuk pranoj nëse kuptoj që klubi nuk ka ambicie, dëshirë për t’u rritur dhe fituar. Nuk dua të marrë një detyrë sa për të thënë se po ushtroj profesionin.

Kam biseduar edhe me Poloninë, por nuk arritëm në një marrëveshje pasi ishte koha e gabuar. Presidenti ma bëri të qartë se nuk mund ta grumbulloja skuadrën deri para ndeshjes me Rusinë dhe në këtë formë refuzova pasi nuk i njihja lojtarët për të zhvilluar menjëherë ndeshje zyrtare.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...