Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ish kampioni i botës, në gjendje kritike për jetën

Ish piloti i Ferrarit, tre herë kampion bote në Formula 1, Niki Lauda është në gjendje të rëndë shëndetësore, në një klinikë austriake. Lajmi është bërë i ditur nga klinika vieneze AKH, e cila thekson se 69-vjeçari do të duhet t’i nënshtrohet një transplanti në mushkëri.

Niki Lauda është i vetmi pilot që ka arritur të shpallet kampion bote në Formula 1 si me Ferrarin, ashtu edhe me McLarenin. Së fundi ai kishte themeluar fondacionin “Niki” dhe prej vitit 2012 është drejtues ekzekutiv te skuadra e Mercedesit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rinovimin me Lewis Hamilton.

Ky është një tjetër lajm që trondit botën e Formulës 1, pasi vetëm para pak ditësh u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare, drejtuesi i lartë i Ferrarit, Sergio Marchione.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...