Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-kampioni i Europës me Realin riniset nga kampionati turk, firmos me klubin nga Ankaraja

Kampioni i Europës me Realin e Madridit në 2016-ën, Jese Rodriguez riniset nga kampionati turk. Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur një kontratë një vjeçare me opsion rinovimi, me skuadrën e Ankaragucu, që militon në Superligën turke të futbollit.

Sezonin që lamë pas, Jese ishte pjesë e Las Palmas, shok skuadre me Armando Sadikun, ndërsa tani do të provojë një tjetër eksperiencë jashtë Spanjës, pas atyre me PSG-në, Stoke City-n dhe Sportingun e Lisbonës në periudhën 2016-2020.

Jese u rrit pikërisht në akademinë e Realit dhe shihej si një nga futbollistët më premtues, por karriera e tij erdhi në rënie, duke përfunduar në Segunda Division.

Tashmë te Ankaragucu, futbollisti do të ketë një shans për t’u rikthyer në nivele të larta, pasi me 29 vite mbi supe, ka ende për t’i dhënë futbollit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...