Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ish-kapiteni i Cityt flet nga Brazili: Vetëm ata shoh në TV, futbolli i orientuar nga Premier League

Nëntë vite te Manchester City dhe pesë herë fitues i Premier League me fanellën e The Citizens. Padyshim që Fernandinho ka krijuar një histori të lavdishme në Angli me Manchester Cityn, duke qenë edhe një kapiten për skuadrën e drejtuar nga trajneri Pep Guardiola. Tashmë, mesfushori është rikthye në vendlindje teksa aktivizohet me klubin ku hodhi hapat e para si profesionist, Athletico Paranaense. Megjithatë, Manchester Cityn nuk e ka harruar dhe në një intervistë të fundit thekson se ish-skuadra e tij është nga të paktat ekipe që sheh në TV. Fernadinho shton se Premier League është në kulmin e saj dhe se mund të krahasohet me Serie A në epokën e saj më të mirë.

“City është një nga skuadrat e vetme për të cilën unë ulem në divan dhe i shoh të luajnë. Ata luajnë një futboll shumë tërheqës dhe për mua është krenari që kam bërë histori me fanellën e Cityt. Ajo që e bën të veçantë skuadrën është puna pas kamerave, lojtarët janë shumë të përgjeegjshëm për punë e tyre, përkushtohen në maksimum.

Mendoj se do të vijojnë të dominojnë në futbollin anglez. Premier League është e shkëlqyer, stadiumet janë plot çdo fundjavë, atmosfera është e mrekullueshme. Ka shumë interes, bota e futbollit ka drejtuar të gjithë vëmendjen drejt Premier League ashtu si më parë bënte me Italinë dhe më pas me Spanjën.

Mua më vjen mirë që isha ndër të parët në Angli, më duket sikur hapa rrugën për brazilianët e tjerë. Gabriel Jesus është një shembull për t’u vlerësuar. Është e rëndësishme që lojtarët më me eksperiencë të ndihmojnë të rinjtë, pasi bëhet fjalë për një kulturë të re. Jesus ishte gjithnjë i përulur dhe tashmë po merr frytet e punës së tij”, u shpreh Fernandinho.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...