Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-kapiteni i Gjermanisë bojkoton Katarin: U punua në kushte çnjerëzore

Organizimi i botërorit në Katar ka sjellë shumë kritika, sidomos për kushtet që punonjësit kanë pasur për të ndërtuar stadiumet ku do luhet Kupa e Botës. “The Guardian” ka raportuar më herët se 6500 vdekje në fillim të vitit. Ish-kapiteni i Gjermanisë Philipp Lahm i është bashkuar kritikëve, duke marrë vendimin për të bojkotuar botërorin e këtij viti. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar se do ta ndjekë nga shtëpia Gjermaninë e tij.

“Unë nuk jam pjesë e delegacionit dhe nuk do të fluturoj atje si tifoz. Kështu që preferoj ta ndjek turneun nga shtëpia. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Nëse një shteti i jepet kontrata që rezulton ndër më të këqijat në këtë aspekt, këto gjëra duhet të diskutohen. Edhe vetë futbollistët duhet të jenë kritikë për atë çka ka ndodhur në Katar”-tha ai.

Amnesty International ka paraqitur një peticion në FIFA me 280.000 nënshkrime nga mbarë bota për të përmirësuar kushtet për punëtorët, por diçka e tillë nuk u mor parasysh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17. Skuadra e drejtuar...