Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-klubi i Altin Rrakllit do të përfitojë 7 milionë euro nga shitja e Adeyemit te Dortmundi

Transferimi i Karim Adeyemit nga Red Bull Salzburgu te Borussia e Dortmundit nuk ka bërë të lumtur vetëm talentin gjeman dhe dy skuadrat si pjesë e marrëveshjes. Unterhaching, ekip që aktualisht luan në Ligën Rajonale të Bayernit (në të kaluarën pjesë e kësaj skuadre ka qenë ish-sulmuesi kuqezi, Altin Rralli), është në festë për këtë transferim.

Ku klub, i vendosur në periferi të Mynihut, besonte te Adeyemi që kur ishte në moshën 10-vjeçare. Salzburgu  bleu sulmuesin e talentuar në vitin 2018. Sipas “Bild”, marrëveshja përfshinte një klauzolë që i garantonte klubit bavarez një përqindje të rëndësishme në rast rishitjeje të futbollistit.

Më konkretisht, Unterhaching thuhet se ka ruajtur 22.5% të vlerës së kartonit të lojtarit. Duke qenë Dortmundi do të derdhë në arkat e Salzburgut rreth 30 milionë euro plus bonuset, klubi i nivelit të katërt do të arkëtojë rreth 7 milionë euro. Një shumë e madhe për një skuadër që militon në kategorinë inferiore.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...