Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ish legjenda bavareze, kandidat për president të Bayernit

Uli Hoeness ka thënë gjithmonë se Bayern është një familje e madhe. Presidenti i bavarezëve, kampion bote me Gjermaninë në 1974, ishte në krye të klubit nga 2009 deri në 2014. Pasi përfundoi në burg për evazion fiskal ai dha dorëheqjen, por gjithsesi u rikthye të marrë postin e tij pas 21 muajsh, kur mbaroi dhe dënimi i tij.

Tani, si në të gjithë familjet, vitet kalojnë dhe fëmijët rriten. Siç raporton Bild, tek skuadra më e titulluar gjermane do të ketë një ndryshim brezash, dhe në vend të Hoeness, pritet të jetë një tjetër i madh.

Bëhet fjalë për as më pak e as më shumë, por Oliver Kahn. Ish-futbollisti i Bayern dhe Gjermanisë konsiderohet si favoriti kryesor për të marrë presidencën e klubit, ku ka luajtur si portier nga viti 1994 deri në tërheqjen e tij, në vitin 2008.

Ish-kapiten, lider dhe me një sukses të jashtëzakonshëm, Kahn do të ishte një zgjedhje perfekte, dhe gjithashtu duke respektuar traditën e ekipit, me ish-lojtarët që zgjidhen për të drejtuar klubin.

Nuk është rastësi, që president nderi është Kaiseri, Franz Beckenbauer, dhe një nga drejtuesit kryesorë është Karl-Heinz Rummenigge. Për momentin është vetëm një hipotezë, të paktën deri më datë 30 nëntor, ditë kur zhvillohet dhe asambleja e ortakëve të Bayern, ku dhe Hoeness pritet të zbardhë të ardhmen e tij.

Përveç mbështetjes së Hoeness, Kahn do ketë mbështetjen e një tjetër legjende të bavarezëve, Lothar Matthäus. Pavarësisht se ish-mesfushori, i cili ka fituar dhe Topin e Artë në 1990, nuk ka një rol zyrtar në klub, ka peshë me fjalët e tij.

Zgjedhja e Oliver Kahn do të ishte e mirëpritur nga shumë tifozë të Bayernit kudo në botë, por gjithsesi për momentin ngelet një hipotezë. Më vonë, ku i dihet…

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...