Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ish-lojtar i Portugalisë, Kukësi zyrtarizon mbrojtësin me CV të pasur

Tiago Ferreira është futbollisti më i ri i Kukësit. Klubi verilindor ka zyrtarizuar afrimin e portugezit, i cili vjen nga kampionati iranian dhe do të jetë pjejë e skuadrë sverilindore për dy edicioniet e ardhshme. Së fundmi Ferreira ka qenë pjesë e Tractor, teksa në të shkuarën ka luajtur edhe për ekipe si MTK Budapest, Universitatea Craiova, Uniao Madeira e Zulte Waregem, ndërsa është aktivizuar dhe me Portugalinë U21. Mbrojtësi 29-vjeçar është një prodhim nga akademia e Portos, duke qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Portos, teksa ka luajtur edhe me ekipin Porto B.

29-vjeçari plotëson hapësirat e lëna bosh në skuadër pas largimeve të Jorgo Pëllumbit, Kristi Markut dhe Bruno Lulajt. Ky i fundit nuk është zyrtarizuar ende si i larguar nga kuksianët, megjithatë i ka përfudnuar kontrata dhe aktualisht është në negociata për t’u transferuar në Greqi ose në Qipro, megjithatë mbetet e hapur mundësia për t’u riktheyr sërish me skuadrën ku edicionin e shkuar pati dhe statusin e ish-kapitenit.

Kukësi vijon përgatitjet në Turqi dhe do të qëndrojë dhe për disa ditë atje, para se të zhvendoset në Shqipëri për t’u përgatitur për ndeshjen e javës së parë me Tiranën, sfidë kjo e planifikuar për t’u luajtur në datën 20 gusht në ‘Kukës Arena”. Gjatë kësaj merkatoje verore, në skuadrëne  Skënder Gegës janë afruar 9 lojtarë, duke përfshirë dhe mbrojtësin e prezantuar këtë të enjte.

Njoftimi i klubit të Kukësit:

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...