Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ish-lojtari i Barcelonës zyrtarizohet në Arabi, më 3 shkurt përballë Ronaldos

Cristiano Ronaldo duket se po shërben si “magnet” për të tërhequr emra të tjerë të rëndësishëm drejt futbollit suadit. Sigurisht që nënshkrimi i CR7 me Al Nassr po nxit edhe klubet e tjera pretendente në Arabinë Saudite për t’u përforcuar me elementë cilësore dhe të spikatur në futbollit evropian.

Al Fateh, skuadër e cila renditet e teta në elitën e futbollit saudit ka prezantuar këtë të mërkurë  spanjoll Cristian Tellos, anësorin 31 vjeçar që është bërë fillimisht i njohur te skuadra e Barcelonës, më pas i huazuar te Porto e Fiorentina, para se të transferohej përfundimisht te Betis Sevilla në vitin 2017.

Lojtari  mbërrin në Arabi pas një përvoje të shkurtër në Shtetet e Bashkuara si lojtar i Los Angeles FC (5 ndeshje).

Më 3 shkurt ai mund të përballet me Cristiano Ronaldon, pasi Al Fateh do të presë Al Nassr, klubin aktual të portugezit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...