Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-lojtari i Real Madrid tashmë në rolin e trajnerit: Mourinho kishte të drejtë, isha i padurueshëm

MANCHESTER, ENGLAND - MARCH 07: Displaying the Real Madrid club crest on the first team home shirt on March 7, 2021 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Visionhaus/Getty Images)

Karriera e Nuri Sahin me Real Madrid zgjati për tre vite (2011-2014), megjithatë lojtari tukr nuk mundi të linte gjurmë me “Los Blancos”. Ish-mesfushori vuajti problemet fizike në pjesën më të madhe të kohës në Madrid duke regjistruar vetëm 10 ndeshje zyrtare dhe një gol.

Tashmë, 34-vjeçari është tërhequr nga futbolli dhe për herë të parë është në rolin e trajnerit teksa ka marrë drejtimin e Antalyaspor në Turqi. Në një intervistë të fundit për “Tuttomercato”, Sahin rikthehet të flasë edhe njëherë për periudhën e tij me “Galaktikët” ndërsa thekson se trajneri Hoze Mourinho (ishin bashkë te Reali), ishite shumë i drejtpërdrejtë me lojtarët.

“Si lojtar isha i bindur se mund të luaja për Realin, isha një futbollist “top”. Por, në fakt kjo nuk është mjaftueshëm kur vjen puna për një klub si Real Madrid. Që të luash me Realin duhet të jesh edhe një person shumë i fortë psikologjikisht. Stërvitja nuk ndalej kurrë dhe unë me dëmtimet që vuaja, e kisha të pamundur.

Të gjithë më thonin se duhej të isha i lumtur për faktin se bëja pjesë e Real Madrid, por unë nuk isha. Ditën që u largova, fola me Mourinhon dhe më shijoi shumë ajo bisedë. Ai është një person i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë, të sheh në sy dhe të thotë gjithçka. Tani që jam edhe vetë trajner e kuptoj më mirë Mourinhon”, u shpreh Sahin.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...