Ish-mbrojtësi i Egnatias prezantohet në Kosovë, bashkohet me trajnerin Ramadani

Besart Krivanjeva ndjek pas trajnerin Ramadani. Pas largimit të këtij të fundit, edhe mbrojtësi 26-vjeçar la Egnatian, teksa paraditen e sotme u zyrtarizua te Gjilani, ku do të punojë sërish me trajnerin Ramadani.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi i Gjilanit, që njofton se ka nënshkruar me qendërmbrojtësin një kontratë 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe një vit të tretë.
Ndërkohë, SuperSport mëson se Krivanjeva nuk do të jetë i vetmi nga ish futbollistët e Egnatias, që do t’i bashkohet trajnerit Ramadani, pasi klubi i Gjilanit po punon për të transferuar edhe mesfushorin Filip Duranski, i cili gjithashtu është larguar nga Rrogozhina.
