Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Ish-mbrojtësi i Interit nuk mjaftohet me Gjermaninë: Prisni të tjera fitore të mëdha

Japonia bëri surprizën e radhës në Botërorin e Katarit, pasi mposhti 1-2 me përmbysje Gjermaninë, ndërsa një nga protagonistët ishte padyshim edhe ish-mbrojtësi i Interit, Yuto Nagatomo, i cili luajti titullar dhe bëri një paraqitje mjaft të mirë.

Pas ndeshjes Nagatomo pranoi se ishte një fitore shumë e rëndësishme, megjithatë nuk u ndal me kaq, pasi paralajmëroi të tjera surpriza të Japonisë dhe kërkoi më shumë vëmendje për futbollin aziatik.

“Ishte një rezultat i pabesueshëm, pasi i treguam botës se sa vlen përfaqësuesja jonë, por nuk përfundon këtu. Jemi përgatitur për të bërë të tjera ndeshje të mira dhe për të marrë të tjera fitore. Nga nesër ulim kokën e punojmë shumë në stërvitje. Skuadrat aziatike janë rritur shumë taktikisht dhe fizikisht, pasi 10 vite më parë nuk luanim dot me një intensitet të tillë”, deklaroi Nagatomo.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...