Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ish-mbrojtësi i Kukësit transferohet në Greqi, firmos në elitën helene!

Ish-futbollisti i Kukësit, Simon Rrumbullaku do të vijojë karrierën e tij në elitën e futbollit grek. SuperSport mëson se mbrojtësi i majtë ka arritur akordin me një prej ekipeve të Superligës greke, teksa në javët e ardhshme do të publikohet dhe kontrata e lojtarit. Më parë Rrumbullaku është aktivizuar në Greqi me Apollon Smirnis, Panaitolikos, PAS Giannina dhe Kalamata.

Për Rrumbullakun interes kishte dhe në Azerbajxhan dhe Rumani, por futbollisti vendosi që të qëndronte pranë familjes duke preferuar aktivizmin në kampionatin grek, në të cilin ka luajtur dhe më parë. Në edicionin e shkuar Rrumbullaku ishte pjesë e Chindia Targoviste ku u aktivizua në 23 ndeshje.

30-vjeçari nga Gjirokastra ka qenë pjesë e Kukësit nga viti 2016 deri në vitin 2018, ku fitoi dhe titullin kampion, ndërsa tani do të luajë në Superligën greke. Mëngjerashi shpreson që të arrijë sa më parë formën e tij maksimale.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...