Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Ish-mbrojtësi i Lazios rikthehet në “Olimpico”: Më kanë kërkuar të mposhtim Romën

Luiz Felipe La Lazion verën e kaluar, për t’u transferuar si lojtar i lirë te andaluzianët e Betis, ndërsa nesër në mbrëmje do të rikthehet në “Olimpico”, këtë herë për të luajtur kundër Romës.

Mbrojtësi është përballur shumë herë me verdhekuqtë në derbin e kryeqytetit italian dhe natyrisht që e përjeton jo pak sfidën e vlefshme për Europa League, teksa zbulon se ka marrë mesazhe të shumta, ku i kërkojnë fitoren ndaj Romës.

“Roma është një skuadër e mirë dhe ka një trajner të madh si Mourinho, por ne jemi përgatitur të japim maksimumin për të marrë fitoren në “Olimpico”. Lazio është klubi i zemrës time, pasi kam kaluar shumë kohë aty dhe shumë njerëz më kanë shkruar për të më kërkuar fitoren kundër Romës”, u shpreh Luiz Felipe.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...