Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ish-mbrojtësi i Partizanit prezantohet te kryeqytetasit: Premtimet jepen dhe mbahen!

Egzon Belica është zyrtarizuar tek skuadra e Prishtinës në Kosovë. Ish-mbrojtësi i Partizanit ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me bardhekaltërit ndërsa rreth kësaj aventure të re, 32-vjeçari është shprehur mjaft i lumtur. Në fjalët e para si lojtar i Prishtinës, Belica thekson se për të është nder dhe privilegj të jetë pjesë e klubit kryeqytetas.

̈ ‘ ̈ – Zgjedhja e Prishtinës ishte e lehtë për shkak të madhështisë dhe traditës që e ka klubi. Çdo gjë u lehtësua deri te kontrata nga dëshira e madhe e dyanshme.

– Synimet në një klub si Prishtina janë çdo herë maksimale. Duhet luftuar për secilin kompeticion në të cilin skuadra merr pjesë.

– Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...