Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Ish-mesfushori francez: Më vjen keq për Messin, te PSG po sheh lindjen e një ylli të ri!

Aventura e Lionel Messi me PSG nuk po shkon sipas pritshmërive të tifozëve francezë ndërsa ylli argjentinas nuk ka vazhdimësi në lidhje me golat (tetë gola të shënuar në kampionat), ndërsa penalltia e humbur ndaj Real Madrid në Champions League la një shije edhe më të hidhur.

Rreth eksperiencës së Messit me fanellën e parisienëve ka folur ish-mesfushori i kombëtares së Francës, Emanuel Petit i cili shprehet se i vjen keq për “pleshtin” ndërsa shton se ai është dëshmitar se tashmë një yll i ri ka lindur, duke iu referuar Kylian Mbappe.

“Ndjej një keqardhje për Messin kur e shoh në fushë, ne të gjithë duam që ai të ketë sukses dhe të marrë përdore skuadrën ashtu sië bënte me Barcelonën. Unë nuk dua të vendos Messin kundër Mbappe, por për shtatë muaj kemi qenë dëshmitar të “vdekjes” së një mbreti dhe lindjes së një tjetri”, u shpreh Petit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...