Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-mesfushori i Interit akuzohet për ngacmime seksuale në një festë

Dy futbollistë të Penarolit, mes të cilëve edhe ish mesfushori i Interit, Walter Gargano, janë denoncuar për ngacmim seksual në Uruguai. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në mars të këtij viti, teksa dy gratë kanë qenë pjesë e stafit organizativ të një feste dhe janë ngacmuar e kërcënuar seksualisht nga dy futbollistët.

Futbollisti tjetër i përfshirë në këtë ngjarje, është Lucas Viatri, teksa hetimet vijojnë dhe deri në këto momente klubi i Penarolit nuk ka mbajtur ende një qëndrim për çështjen, duke qenë se bëhet fjalë për një festë private.

Mesfushori 37-vjeçar, Walter Gargano ka luajtur për 7 sezone në Serinë A, fillimisht me Napolin dhe më pas me Interin e Parmën, teksa që prej 2014-ës është rikthyer në atdheun e tij, Uruguai.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...