Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-mesfushori i Interit rikthehet në Europë si trajner, firmos me klubin e njohur grek

Pas aventurës amerikane në krye të San Jose Earthquakes, për Matias Almeydan do të nisë një përvojë e re në Europë. Mungon ende zyrtarizimi, por gjithçka është vendosur: argjentinasi do të marrë drejtimin e AEK-ut të Athinës.

Ish-mesfushori i Lazios dhe Interit do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2024 me opsion zgjatjeje edhe për një vit tjetër. Tek verdhezinjtë do të zërë vendin e trajnerit të përkohshëm, Sokratis Ofrydopoulos, dhe në skuadër do të gjejë bashkatdhetarin e tij, Sergio Araujo, sulmues i rritur te Boca Juniors.

Almeida e ka drejtuar San José Earthquakes që nga viti 2018 dhe vetëm 10 ditë pas ndërprerjes së kontratës gjeti një skuadër të rëndësishme për të drejtuar në Europë, që mund t’i shërbejë si trampolinë për të marrë në të ardhmen një klub më të madh. Më parë ai kishte fituar një Champions League të CONCACAF-it me meksikanët e Chivas.

Në Greqi, Almeyda do të ketë rival ish-shoku të tij të skuadrës në përfaqësuesen e Argjentinës, German Burgos, aktualisht trajner i Aris Selanikut.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...