Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Memushaj nis rrugëtimin si trajner, ja skuadra e parë që do të drejtojë

Ledian Memushajt i është besuar një post i rëndësishëm në klubin e Pescarës, teksa ish-mesfushori i kombëtares do të marrë drejtimin e skuadrës së të rinjve. Në këtë formë, 35-vjeçari nis një aventurë të re në karrierë ndërsa lajmin për emërimin e Memushajt si trajner e ka dhënë vetë presidenti i klubit italian, Daniele Sebastiani.

Memushaj ka kontribuar për shumë vite në klubin e Pescarës si futbollist, madje duke mbajtur edhe shritin e kapitenit, ndaj tashmë i besohet rritja dhe evidentimi i të rinjve. Interest është fakti se Memushaj është shndërruar në trajnerin e parë të huaj që merr drejtimin e skuadrës Primavera teksa më parë në krye ishin vetëm teknikë italianë.

Ndërkohë, konfirmimi në rolin e trajnerit lë të kuptosh se karriera e futbollistit për Memushaj konsiderohet e përfunduar teksa sezonin e fundit vlonjati e mbylli në Serie C, ku u aktivizua në 27 ndeshje për Beneventon duke shënuar edhe dy gola.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...