Itali

Ish-mesfushori i njohur italian, zgjidhet kryetar bashkie në Verona

Ish-mesfushori i Romës dhe Italisë, Damiano Tommasi nis një jetë të re, tashmë në politikë. Ai është zgjedhur kryetar i bashkisë së Veronës, pasi ia doli të fitojë balotazhin ndaj Federico Zboarina-s, duke u përgatitur kështu për një mision të ri, shumë më të rëndësishëm se ai i futbollistit.

Damiano Tommasi ishte prej 9 vitesh president i Shoqatës së Futbollistëve Italianë, post të cilin e dorëzoi pikërisht për të kandiduar në zgjedhjet për bashkinë e Veronës, qytet ku edhe ka lindur ish-futbollisti.

Tommasi ka lindur në një provincë të Veronës dhe pikërisht në këtë skuadër u rrit si futbollist, para se të transferohej te Roma, ku luajti për plot një dekadë në periudhën 1996-2006 dhe spikati, duke u bërë pjesë edhe e kombëtares italiane.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency