Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ish-mesfushori i Realit shkëlqen edhe si trajner, e ardhmja duket e sigurt

BUENOS AIRES, ARGENTINA - MAY 09: Fernando Gago coach of Aldosivi gives instructions to his team players during a match between River Plate and Aldosivi as part of Copa de la Liga Profesional 2021 at Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti on May 9, 2021 in Buenos Aires, Argentina. (Photo by Marcelo Endelli/Getty Images)

Jo gjithnjë një ish-futbollist mund të rezultojë i suksesshëm në rolin e trajnerit. Mirëpo, nuk duket se është ky rasti i Fernando Gagos, ish-mesfushorit të Real Madrid nga viti 2006 deri në vitin 2011 që me Los Blancos fitoi edhe një La Liga.

I tërhequr nga futbolli në nëntor të vitit 2020 si pasojë e dëmtimeve të shumta, tashmë Gago vetëm 36-vjeçar po shkëlqen në botën e trajningut teksa në Argjentinë drejton Racing Club. Argjentinasi po bën shumë mirë në vendlindje dhe ka marrë vëmendjen për stilin që aplikon në fushë teksa skuadra e tij është sulmuese, por pa humbur ekuilibrat në prapavijë me ish-futbollistin që ka gjetur balancat e duhura në fushë.

Në këtë sezon, Racing e ka treguar veten ndaj rivalëve “Big” si River Plate apo Boca Juniors ndërsa synon t’i shkojë deri në fund Kupës Amerikano-jugore teksa aktualisht është në vendin e dytë në Grupin B, por me pikë të barabarta me skuadrën e Melgar nga Peruja.

Pa lënë mënjanë edhe faktin se Racing i Gagos është i pari në Kupën e Ligës në Argjentinë dhe është e vetmja skuadër me zero humbje duke lënë pas River Plate.

Ndërkaq, një tjetër aspekt që ka tërhequr vëmendjen është edhe stili i veshjes së Gagos, i cili gjithnjë prezantohet shumë i kuruar duke ruajtur elegancën të cilën kërkon t’ia përcjellë edhe skuadrës në fushë.

Në këtë formë, janë disa klubet braziliane që mendojnë t’i ofrojnë postin e trajnerit Gagos, ndërsa shumë shpejt, 36-vjeçari mund të “zbarkojë” edhe në Europë për të treguar veten siç bënte në kohën kur ishte në rolin e futbollistit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...