Ish miss Rusia, Victoria Lopyreva ka ndërmarrë një tur nëpër stadiume, për të dalë kundër frikës nga dhuna, që ka përfshirë shumë tifozë europianë. Bukuroshja 32 vjeçare po përdor ‘sharmin kundër dhunës në stadiume’, pas përhapjes së panikut te të huajt që pritet të vizitojnë Rusinë gjatë botërorit të 2018-ës.
“Të gjithë ne në Rusi jemi të ngazëllyer për organizimin e Botërorit dhe të gjithë duam të jemi të përfshirë. Unë e di që disa njerëz në Europë kanë pritshmëri të ndryshme në lidhje me atë që mund të ndodhë në Rusi dhe faktin nëse është e rrezikshme apo jo, por mund t’ju them se kam shumë mysafirë të huaj dhe të gjithë janë të lumtur. Ju siguroj se pas Kupës së Botës, askush nuk do të ketë më dyshime për të vizituar Rusinë”, tha 32 vjeçarja.
Victoria Lopyreva është pjesë e një programi sportiv të Rusisë dhe së fundi ka pozuar nga disa stadium të ndryshme, për të treguar se aktet e dhunës do të jenë një dukuri e të shkuarës. Ajo shquhet si një tifoze e çmendur e Manchester United, skuadër që e ndjek shpesh nëpër stadiume.
