Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish-ndihmësi i De Biasit te Shqipëria merr drejtimin e skuadrës së njohur kroate

Paolo Tramezzani merr drejtimin e Hajdukut të Splitit në Kroaci. Ish-ndihmësi i De Biasit në Kombëtaren Shqiptare ka nënshkruar kontratë me ekipin kroat deri në verë të vitit 2022.

Tramezzani ka patur rol shumë të rëndësishëm në suksesin e kuqezinje, që kulmoi me kualifikimin historik në finalet e “Euro 2016”.

I lindur më 30 korrik 1970 në Castelnovo, e filloi karrierën si futbollist tek Interi. Përveçse me zikaltrit ka luajtur për Praton, Coseznan, Lucchesen, Venecian, Cesenan, Piacenzan, Tottenhamin, Pistoiesen, Atalantan, Empolin dhe Pro Patrian.

Pas përvojës te kuqezinjtë në krah të Gianni de Biasit, në vitin 2016, u emërua trajner i Luganos. Në vitin 2017 mori drejtimin e Sionit, po në Zvicër, të cilin e la për arsye personale. Më tej, më 2018 mori përsipër drejtimin e APOEL-it, me të cilin u bë kampion. Në Qipro u shpall trajneri më i mirë i ligës së parë, me një mesatare prej 2.16 pikësh për ndeshje. Në vitin 2019 pati një eksperiencë në Serie B, te Livorno. Puna e tij e fundit si trajner ishte në vitin 2020 te Sioni.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...