Manchester City fitoi të parin trofe të Champions League teksa mposhti Interin me rezultatin e ngushtë 1-0. Zikaltërit ishin autorë të një paraqitje të shkëlqyer përballë makinerisë së ndërtuar nga trajneri Pep Guardiola, por në fund u desh të dorëzoheshin edhe sepse gabuan shumë raste para portës së Ederson.
Fatale ishte mundësia e Romelu Lukakut që nga shumë pranë portës gaboi shënjestër në goditjen e tij me kokë. Në lidhje me këtë rast, rikthehet të komentojë ish-ndihmësi i Pep Guardiolës sezonin e kaluar, Enzo Maresca. Ish-futbollisti që tashmë është në krye të Leicester, shprehet se ai gabim nga ana e sulmuesit belg ishte vendimtar në triumfin e Cityt.
Lexo edhe:
- Verstappen “arratiset” drejt titulli të tretë të Formula 1, ja nga cilët u plotësua podiumi i Çmimit të Madh të Austrisë
- Inter Miami nis nga “gjuetia” e yjeve, tashmë kërkon afrimin e Ramos dhe Jordi Alba
- Conference League, dy skuadra dardane në ekranin e SuperSport
- Realizoi 9 gola sezonin e fundit, Augsburg blen Mërgim Berishën nga Fenerbahce
“Ajo që arritëm me Cityn ishte diçka historike, diçka e jashtëzakonshme. Fituam tre tituj brenda një sezoni dhe ishte shumë bukur ta përjetoje si ndjesi. Guardiola u shpreh se e fituam Championsin falë gabimit të Lukakut? Ka qenë me siguri një mënyrë për të theksuar se në këto ndeshje, episodet janë vendimtare dhe që detajet bëjnë diferencën. Sigurisht, edhe unë e pranoj se ai detaj ishte thelbësor në finale, megjithatë dua të theksoj se Inter zhvilloi një ndeshje perfekte”, u shpreh Maresca.
