Serie A

Ish-portieri i Romës tremb napolitanët: Me Spallettin, dimri është gjithmonë i vështirë

Napoli ka bërë një pjesë të parë perfekte të sezonit në Serinë A, pasi ka grumbulluar 41 pikë në 15 ndeshjet e para, duke mos provuar ende shijen e humbjes, megjithatë ndërprerja e kampionatit ka sjellë shqetësim.

Të gjithe kanë dyshime nëse skuadra do të vijojë me të njëjtën ecuri në janar, teksa ish-portieri i Romës, Julio Sergio ka shtuar shqetësimin e napolitanëve.

“Spalletti është një trajner shumë i mirë, që u merr maksimumin lojtarëve. Ndërprerja erdhi në momentin e gabuar për Napolin, pasi nuk e di a do të rikthehen në të njëjtin nivel. Ne me Spallettin vuanim gjithmonë në muajt e dimrit dhe linim shumë pikë. Edhe te Interi, dimri ka qenë i ashpër për të”, deklaroi braziliani.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency