Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Ish-portieri legjendar: Ky Brazil, si ai i Botërorit ’94

Claudio Taffarel, ish-portieri historik i Brazilit, kampion i Botës në 1994 me Selecaon, foli për Botërorin e Katar, duke marrë në analizë natyrisht 5 herë Kampionët e Botës. Ka entuziazëm te Selecao pas goleadës ndaj Koresë së Jugut, që evidentoi edhe gëzimin e madh dhe shpirtin e Neymar me shokë. Skuadra në fakt pas çdo goli festoi duke vallëzuar duke dhuruar një tjetër lloj spektakli.

“Brazilianët janë kështu, të gëzuar. Luajnë me këtë lumturi dhe këtë gëzim që ju vjen nga brenda, – shpjegoi Taffarel duke shtuar, – Tite është gjithmonë një trajner shumë i përqëndruar por mund të them se në këtë Botëror ka ndryshuar diçka. Është shumë më i çlirët dhe këtë e ndiejnë dhe e shohin edhe vetë lojtarët. Është shumë i qetë”.

Më pas Taffarel bëri një krahasim edhe me Brazilin e 1994, pjesë e të cilit ishte dhe ai vetë dhe që fitoi Kupën e Botës duke u shprehur.

“Egziston i njëjti humor i mirë si në 1994, por edhe i njëjti seriozitet. Neymar është thelbësor për ne, kur është në fushë i qetëson të gjithë të tjerët. Pele është figura më e madhe që kemi në Brazil. Ai është edhe një njeri shumë simpatik, të gjithë lojtarët e njohin dhe ndihen pranë tij në këto momente”.

 

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Featured

Gjatë periudhës së merkatos, janë të shumta mundësitë që një lojtar të ndryshojë klub dhe fanellë. Mirëpo, edhe pse shumë të rrallë, ka nga...

Futboll

Portieri i Yeni Malatyaspor, Ahmet Eyup Turkaslan raportohet mes viktimave që humbën jetët nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi. Lajmin tragjik e zyrtarizoi trajneri Yalmaz...