Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ish portieri meksikan dënohet me 75 vite burg

Mund të bëhej pasardhësi i portierit mitik Horge Kampos, por në të vërtetë, do ta kalojë pjesën e mbetur të jetës në burgun famëkeq të Kaderejta në shtetin e Nuevo Leon.

Drejtësia meksikane vendosi të japë një dënim të ashpër me 75 vjet burgim për portierin e njohur Omar Ortiz Uribe në fundin e një procesi që zgjati thuajse 7 vjet, dhe që e vendosi mes kapobandave fajtore për një sërë krimesh.

Ortiz, që u pagëzua nga tifozët me pseudonimin “Macja” për pritjet e tij karakteristike, fitoi shpejt një vend në kombëtaren meksikane, por fama dhe paratë nuk e mbajtën në anën e drejtë të jetës.

Ai vuajti një dënim për doping në vitin 2010, pas një testi pozitiv në Kupën Libertadores, episod që shënoi dhe nisjen e një rënieje drastike në karrierë.

Pikërisht kur ishte në fundin e skualifikimit për doping, futbollisti meksikan u arrestua si pjesë e një bande rrëmbyesish që kërkonin shuma të majme për të liruar pengjet.

Kjo ishte vetëm një nga akuzat që i dhanë dënimin këtë javë me 75 vjet burgim, sanksioni më i lartë ndaj Omar Ortiz, krahasuar me anëtarët e tjerë të bandës.

Drejtësia meksikane provoi pjesëmarrjen direkte të futbollistit në të paktën 3 rrëmbime, mes të cilëve dhe një në të cilin u zhduk një vajzë minorene.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...