Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ish-presidenti i Inter: Arabia Saudite? Paratë fitojnë gjithmonë, sidomos në futboll

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur së fundmi për çështjen shumë të diskutuar të kësaj vere dhe të kësaj merkatoje, Arabinë Saudite.

Në një prononcim të bërë për mediet italiane, Moratti u shpreh se paraja është vendimtare në futboll.

Lexoni edhe: 

“Paratë arabe dhe ndikimi në futboll? Sigurisht. Arabët kanë marrë shembull nga kinezët që të mos përsërisin të njëjtat gabime, plus ata kanë pasion të madh për futbollin. Më shumë se klubet, janë lojtarët që përfitojnë nga ky ortek parash. Arabia Saudite dëshiron të japë një imazh tjetër për veten, por situata e të drejtave të njeriut nuk mund të kalojë pa u vënë re. Për ata që shkojnë të punojnë atje problem kryesor lidhet me respektimin e të drejtave të njeriut. Unë kam respekt për këto vende, kam pasur marrëdhënie profesionale me ta dhe e di që duhet të përshtatemi edhe nëse dallimet kulturore janë të thella. Por duhet theksuar se nuk është e lehtë të mbyllësh një sy, qoftë edhe për një periudhë të kufizuar, veçanërisht për ata me ndjeshmëri ndaj çështjeve të tilla si të drejtat e njeriut “-tha ish numri një i Interit.

Ndërsa mori si shembull rastin e Henderson, një mbështetës i të drejtave të LGBTQ+, i cili zëvendësoi shiritin e “ylberit” që mbante te Liverpool me atë të kuq te Al-Ettifaq: “Paratë fitojnë gjithmonë, sidomos në futboll”.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...