Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ish-presidenti i Realit: Shitja e Ronaldos idiotësi, Zidane po bën çfarë mundet

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, I kthehet shitjes së Cristino Ronaldos në vitin 2018 tek Juventusi, të cilën e konsideron një marrëveshje “idiote”. Situata aktuale e klubit “merengues”, sipas 69-vjeçarit, është rrjedhojë e një vendimi të pakuptueshëm, që ishte kundër interesave të klubit. Dëshmia më e qartë për këtë janë golat dhe forma që po shfaq CR7 me fanellën bardhezi.

“Meqenëse Cristiano shitja e Ronaldos ishte budallallëk, ishte e qartë se ekipit i nevojiteshin përforcime në atë pozicion dhe në të tjerët, por realiteti i trishtuar është se llogaritë e klubit janë bërë gabim. Janë plot fatura dhe detyrime për t’u paguar, me shifra marramendëse për lojtarët që janë blerë.”

Ish-presidenti i “Los Blancos” analizon edhe situatën aktuale të Zidane, por nuk e sheh problemin thjesht te trajneri:

“Ajo që ndodhi kundër Shakhtarit dhe Cadizit la shije shumë të keqe, por ne duhet të jemi optimistë, sepse kjo skuadër ka kaluar momente të vështira më parë dhe arriti të kalonte përmes tyre, edhe pse, pa dyshim, ndjesitë nuk janë të mira. Zidane po bën çfarë mundet me burimet në dispozicion të tij. Shkak për situatën është një akumulim rrethanash, një zinxhir ngjarjesh. Prandaj, ishte çmenduri të shisje Cristianon, kur nuk ke askënd për të shënuar gola”.

A do të ishte zgjedhje për Realin zëvendësimi I francezit Zidane me një tjetër legjendë të klubit, si Raul Gonzalez?

“Kam një dashuri të madhe për Raulin, e admiroja jashtëzakonisht si lojtar, trajner dhe person. Sidoqoftë, afrimi i tij në këtë rol do të thoshte shkarkim i një trajneri që mund të bëjë gabime, dhe me siguri ka bërë gabime, por që gjithashtu fitoi tre Champions radhazi”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...