Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Ish-rekordmeni i Maratonës së Berlinit në burg, theu shtetrrethimin

Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztw nw Olimpiadwn “Londër 2012”, u arrestua për shkelje të shtetrrethimit të vendosur në vendin e tij, Kenia (nga ora 19:00 deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm), si pjesë e masave për të luftuar kundër pandemisë Covid-19. Vrapuesi i distancave të gjatë u kap në një bar duke pirë alkool së bashku me 20 persona të tjerë, përfshirë një politikan vendas.

Të gjithë janë ndaluar nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe nuk janë lëshuar ende. Incidenti ndodhi në Iten, një lokalitet në Kenia, shumë i njohur për atletët që duan të stërviten në kuota të larta, duke pasur parasysh që është i vendosur 2500 metra mbi nivelin e detit.

Por rezulton një 2020 me të vërtetë për t’u harruar për kampionin 38-vjeçar kenian, i cili në janar u pezullua nga Njësia e Integritetit të Atletikës së Lehtë, që e dënoi për dy akuza: e para për shkeljen e rregullores për njoftimin e vendndodhjes dhe e dyta, ndoshta më serioze, për përpjekje për të manipuluar dokumentacionin antidoping.

Kipsang shënoi rekordin botëror me 2 orë, 3 minuta 23 sekonda gjatë Maratonës së Berlinit, në vitin 2013, një rekord që mbeti për një vit, derisa bashkatdhetari i tij, Dennis Kimetto, e theu me kohën 2:02:57. Një tjetër kenian, Eliud Kipchoge, e uli kohën në 2:01:39 në Maratonën e Berlinit të vitit 2018.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...