Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Ish-shefi i Formula 1: Hamilton as e merr mundimin të fitojë, nuk ndihmon as Russell!

Nga lufta për titull sezonin e shkuar, te një start i sezonit zhgënjyes dhe pa asnjë fitore në nëntë garat e para. Lewis Hamilton dhe Mercedes nuk i kanë aspak punët mirë dhe duket se këtë vit janë dorëzuar përballë Red Bull të Max Verstappen e Ferrarit të Charles Leclerc e Carlos Sainz.

Dy podiume në nëntë gara nuk mund ta gëzojnë Hamilton, megjithatë britaniku i ka marrë me sportivitet dhe diçka e tillë ka habitur edhe ish-shefin ekzekutiv të Formula 1, Bernie Ecclestone. 91-vjeçari thekson se Hamilton duket sikur nuk i intereson më Formula 1, ndërsa shton se shtatë herë kampioni i Botës nuk po ndihmon as shokun e skuadrës, George Russell.

“Më duket sikur Hamilton tashmë as që e merr mundimin të ndryshojë situatën, duket sikur nuk shqetësohet më për disfatat. Ky nuk është Hamilton që unë njoh, ai ka një natyrë shumë konkurruese dhe sipas këndvështrimit tim po i pranon shumë lehtë disfatat. Më pas mendoj se nuk po ndihmon as Russell, madje Hamilton nuk po bën asgjë. Nuk e kërkon më fitoren si më parë”, u shpreh Ecclestone.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...