Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Ish sulmuesi bavarez është i bindur: Bayern do blejë Perisiç në verë

Ish sulmuesi kroat i Bayernit të Mynihut, Ivica Oliç deklaroi për mediat e vendit të tij se klubi bavarez do të ushtrojë të drejtën e blerjes së Ivan Perisic në fund të sezonit, pavarësisht shkarkimit të Niko Kovac.

Ky i fundit kërkoi me ngulm Perisic në Mynih dhe drejtuesit e klubit e morën në huazim me të drejtë blerjeje gjatë verës nga Interi, por pak ditë më parë vendosën të shkarkojnë Kovac, duke bërë që të hidhen pikëpyetje mbi blerjen e futbollistit.

“Kam folur edhe me të tjerë te Bayern dhe të gjithë janë të kënaqur me performancën e Perisic, ndaj jam i bindur që do ta blejnë, ndonëse tani nuk është më Niko si trajner. Ivan ka luajtur pak, por ka bërë mirë sa herë që ka zbritur në fushë dhe në fillim të vitit tjetër, kur të ngjeshet kalendari, jam i bindur që do të ketë mundësi të luajë shumë më tepër”, deklaroi Oliç.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...