Angli

Ish-sulmuesi i Anglisë: Chelsea nuk mund të mbështetet te Broja, shkëlqeu vetëm gjysmë sezoni!

Armando Broja duket i destinuar të qëndrojë pjesë e organikës së Chelseat për sezonin e ri me sulmuesin e kombëtares që është i vetëm në rolin e qendërsulmuesit te Blutë e Londrës.

Mirëpo, jo të gjithë besojnë te cilësitë e 20-vjeçarit dhe së fundmi ish-sulmuesi i Anglisë, Gabriel Agbonlahor thekson se Broja do të ketë shumë presion te Chelsea ndërsa nuk mungon edhe një thumbm ndaj shqiptarit duke shtuar se sulmuesi bëri mirë për vetëm gjysmë sezoni te Southampton.

“Mua nuk më duket logjike që Chelsea të mos futet në merkato për të tjerë sulmues. Broja bëri mirë te Southampton, por vetëm për gjysmë sezoni dhe te Chelsea ekziston një tjetër presion. Chelsea duhet të rikthehet në “biznes” e të shohë për sulmues dhe më duket sikur askush nuk është entuziast për sezonin që e pret skuadrën”, u shpreh Agbonlahor.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency