Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga 2

Ish-sulmuesi i famshëm gjerman rikthehet në stol, Klose e nis nga Bundesliga 2

Ish-sulmuesi i famshëm gjerman, Miroslav Klose është emëruar në krye të Nuremberg për sezonin e ardhshëm duke firmosur një kontratë dyvjeçare. 46-vjeçari do të drejtojë Nuremberg me synimin për ta rikthyer skuadrën në Bundesliga teksa shprehet mjaft i lumtur për aventurën e re.

“Ky klub ka shumë traditë dhe pasion, gjithashtu një tifozeri madhështore. Këto janë ato që mua më pëlqejnë nga futbolli dhe që i gjej këtu te Nuremberg. Ndaj, nuk u mendova dy herë kur mu shfaq mundësia për të qenë trajneri i kësaj skuadre”, u shpreh Klose.

Lexo edhe:

Aventura e fundit e Klose në një pankinë ka qenë në Austri me Altach (2022-2023) ndërsa në të kaluarën, ish-sulmuesi ka qenë pjesë e stafit teknik të Hansi Flick te Bayern Munich ndërsa më herët ka punuar edhe në stafin e Gjermanisë si dhe me të rinjtë (U17) të Bayern Munich.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...