Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ish-sulmuesi i famshëm: Osimhen më kujton Drogba, Italia nuk prodhon më numër 9

Luca Toni, një nga sulmuesit më të famshëm të së kaluarës në futbollin italian në një intervistë të fundit për “Tuttomercatoweb”, shprehet se Victor Osimhen i Napolit, i kujton Didier Drogba. Ish-lojtari i Fiorentinës ndalet edhe tek futbolli italian që sipas tij po prodhon gjithnjë e më pak numra 9, teksa shton se në skuadrat elitare të Italisë ju jepet hapësirë të huajve.

“Osimhen është për mua një nga sulmuesit më të fortë në Europë, më pëlqen shumë. E kam parë edhe nga afër dhe më kujton shumë Didier Drogba. Është i fortë në zonë, ka shpejtësi dhe është një lider. Një tjetër faktor është edhe trajneri Luciano Spalletti që e ka përmirësuar shumë në aspektin e lojës në skuadër.

Lexo edhe:

Pse në kombëtaren e Italisë nuk ka më risi në sulm? Sepse nuk ka më lojtarë. Po të shohim skuadrat e pjesës së sipërme të renditjes në Itali, nuk gjen më sulmues italian. Hapësirat ju jepen të huajve dhe kështu bëhet e vështirë edhe për trajnerin Roberto Mancini.

Duhet të rikthehemi dhe të krijojmë sulmues. Por, unë shoh rrezik edhe në mbrojtje sepse kur të largohet Bonuci do të kemi probleme në qendër. Po ashtu edhe në të djathtë që janë gjithnjë e më të pakët. Do të duhet kohë që të prodhojmë sërish lojtarë, por shpresoj që situata do të ndryshojë për mirë”, u shpreh Toni.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...