Premier League

Ish-sulmuesi i Liverpool-it i hidhëruar: S’e kuptoj pse u largua Mane

Sadio Mane do të luajë sezonin e ardhshëm me Bajernin e Mynihut, klub me të cilin firmosi deri në 2025-ën. Finalja e Champions League kundër Realit të Madridit në Paris, ishte ndeshja e fundit e senegalezit me fanellën e Liverpool.

Ai la “Anfield Road”-in 6 vjet pas mbërritjes aty nga Southampton, duke lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tifozëve të Liverpool. Një admirues i madh i 30-vjeçarit, Michael Owen, ish sulmues i të kuqve nga 1996 deri në 2004 shpreh hidhërimin e tij për largimin e Mane drejt Gjermanisë me një mesazh në rrjetet sociale.

“Nuk arrij ta kuptoj se pse Sadio Mane la Liverpool për Bajernin e Mynihut, por ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, ka shërbyer në mënyrë të shkëlqyer dhe do të mbetet një legjendë e klubit”, – shkroi në Twitter fituesi i Topit të Artë në vitin 2001.

Diçka është e sigurt, Mane la shenjë te Liverpool, ku në 260 prezenca shënoi 120 gola, dhe ikën prej aty me të vërtetë si një prej lojtarëve më të mirë në historinë e 6 herë kampionëve të Europës. Jo më kot Jurgen Klopp i dha lamtumirën me këto fjalë:

“E përshëndesim me mirënjohje dhe afeksion. Në këtë moment është një ndër lojtarët më të mirë në botë. Nuk duhet të mendojmë për atë që humbasim, por ti gëzohemi privilegjit që e kemi pasur. Golat që ka shënuar, trofetë e fituar, një legjendë dhe një ikonë moderne e Liverpool. Nga momenti që erdhi na ka bërë më të mirë. Në atë moment nuk e kishim besuar se sa thelbësor do të ishte për këtë klub. Vazhdimësia e tij, sezon pas sezoni, është një shembull për çdo lojtar. E respektoj vendimin e tij, dhe jam i bindur se është kështu edhe për tifozët. nëse dashuron Liverpulin duhet të duash edhe Sadio Mane, nuk ka zgjedhje tjetër. Duhet të pranojmë që humbja jonë është një fitim për Bajernin”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

Ligue 1 2022/2023

PWDLGFGADifPts
1PSG
2
2
0
0
10
2
+8
6
2Lille
2
1
1
0
5
2
+3
4
3Olympique Marseille
2
1
1
0
5
2
+3
4
4Toulouse
2
1
1
0
4
1
+3
4
5Monaco
2
1
1
0
3
2
+1
4
6Lens
2
1
1
0
3
2
+1
4
7Olympique Lyonnais
1
1
0
0
2
1
+1
3
8Lorient
1
1
0
0
1
0
+1
3
9Montpellier
2
1
0
1
5
7
-2
3
10Clermont
2
1
0
1
4
7
-3
3
11Nice
2
0
2
0
2
2
0
2
12Angers SCO
2
0
2
0
2
2
0
2
13Nantes
2
0
2
0
1
1
0
2
14Brest
2
0
1
1
3
4
-1
1
15Strasbourg
2
0
1
1
2
3
-1
1
16Ajaccio
2
0
1
1
1
2
-1
1
17Rennes
2
0
1
1
1
2
-1
1
18Auxerre
2
0
1
1
3
6
-3
1
19Troyes
2
0
0
2
2
6
-4
0
20Reims
2
0
0
2
3
8
-5
0


To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency