Europa League

Ish sulmuesi i Partizanit mposht i vetëm AEK-un e Athinës

Ish sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban po shkëlqen te skuadra e Trabzonsporit, teksa mbrëmjen e sotme u bë protagonist në eliminatoret e Europa Leagues, duke vendosur i vetëm triumfin e turqve në Athinë, përballë AEK-ut vendas.

Në stadiumin olimpik “Spiros Louis” të kryeqytetit grek, AEK-u kaloi i pari në avantazh që në minutën e 4-t, pas golit të shënuar nga sulmuesi kroat Marco Livaja, por vetëm kaq, sepse më vonë gjithçka e kontrolluan turqit.

Fillimisht ishte argjentinasi Sosa që humbi një 11-metërsh në minutën e 24-t, ndërsa 5 minuta më vonë, Ekuban riktheu baraspeshën. Në minutën e fundit të pjesës së parë, sulmuesi ganez shënoi sërish dhe kaloi turqit në avantazh.

Megjithatë mbrëmja pozitive për Ekuban vazhdoi deri në fund, pasi në minutën e 70’ sulmuesi shënoi edhe golin e tretë për Trabzonsporin, duke kompletuar edhe tripletën personale dhe duke marrë topin në shtëpi.

Nga ana tjetër, falë sulmuesit ganez, Trabzonspori hedh një hap drejt kualifikimit për në grupet e Europa Leagues, pasi me fitoren 1-3 në Athinë, gjithçka do të jetë më e lehtë në ndeshjen e kthimit në Turqi.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency