Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Ish-sulmuesi i Polonisë kritikon skuadrën pas ndeshjes me Shqipërinë: Treguan që nuk e kanë shpirtin luftarak

Soccer Football - World Cup - UEFA Qualifiers - Group I - Albania v Poland - Arena Kombetare, Tirana, Albania - October 12, 2021 Poland players celebrate after the match REUTERS/Florion Goga

Polonia fitoi ndaj Shqipërisë në Varshavë me rezultatin 1-0 teksa vendasit pavarësisht trepikëshit, nuk lanë shije të mirë. Kuqezinjtë patën mundësi për të barazuar sidomos me Uzunin teksa pas ndeshjes pati kritika të shumta për skuadrën polake. Ish-sulmuesi i kombëtares së Polonisë, Włodzimierz Lubański theksoi se skuadra nuk tregoi dëshirë ndaj Shqipërisë ndërsa kërkoi që Robert Lewandowski të mbështetet më shumë nga shokët.

“Nuk ka dyshime, stili i lojës së Polonisë duhet të ndryshojë. Kemi probleme për të krijuar situata në fushë dhe nuk shoh agresivitetin e duhur tek lojtarët. Humbën duelet një kundër një dhe kemi vështirësi të pasojmë shpejt. Nuk po e kuptoj nëse është faji i taktikës apo lojtarëve dhe së fundmi po krijojmë shumë pak raste për gol.

Lexo edhe:

VIDEO/ Vendos goli i Swiderskit, Sylvinho debuton me humbje te Shqipëria
Cikalleshi: Keqardhje për golin, kjo Kombëtare i bëri shqiptarët të ndihen mirë
Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen

VIDEO/ Lojtarët e Perusë përleshen me policinë spanjolle, arrestohet portieri i kombëtares!

Unë isha shumë kurioz të shihja si lojtarët do të reagonin pas disfatës me Çekinë, por u zhgënjeva. Fatkeqësisht, ndeshja kundër Shqipërisë tregoi se lojtarët nuk kanë shpirtin luftarak dhe nuk kishin dëshirë për të reaguar pas humbjes në Çeki.

Lewandowski? Ka qenë edhe më mirë. Por, mendoj se tani është duke u përshtatur pak edhe me nivelin e skuadrës. Ai nuk mund të bëjë asgjë i vetëm. Nëse nuk ka lojtarët e duhur përreth edhe Lewandowski atëherë nuk mund të japë më shumë”, u shpreh Lubanski.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...