Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ish-sulmuesi i prish punë Juves për Di Marian: E dua në skuadrën time

Carlos Tevez është kundërshtari më i madh i Juventus kur bëhet fjalë për Angel Di Marian. Trajneri i ri i Rosario Central dëshiron që ta rikthejë argjentinasin në atdhe, që të luajë për skuadrën e tij.

“Unë do ta thërras atë. Unë e di çfarë do të thotë Di Maria për këtë klub. Kur të jem më i qetë do ta telefonoj  dhe do ta pyes se çfarë dëshiron të bëjë.”-tha ish-futbollisti për mediet argjentinas.

Di Maria ka lindur në Rosario dhe e ka nisur karrierën si futbollist aty, duke luajtuar nga 2005-2007, ku zhvilloi 35 ndeshje dhe shënoi 6 gola, për t’u transferuar më pas te Benfica.

Duke ditur këto detaje, por edhe marrëdhënien mes Tevez dhe Di Maria, kjo gjë do i prishte punë Juventusit, i cili prej muajsh tashmë është në bisedime me sulmuesin për transferimin e tij në Torino.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...