Antonio Cassano vijon të tërheqë vëmendjen me deklaratat e tij në “Bobo TV” në Twitch, teksa këtë herë në shënjestër ka vënë Milanin.
Në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale ndaj Interit, ish sulmuesi italian ka ‘thumbuar’ kuqezinjtë, duke u shprehur i bindur se nuk mund të përmbysin disavantazhin 2-0 të ndeshjes së parë.
Lexo edhe:
- Cardiff nuk heq dorë nga çështja Emiliano Sala, i kërkon 110 milionë euro dëmshpërblim Nantes
- 8 minuta kundër mbrojtësit shqiptar e bëjnë kampion me Barçën, sulmuesi fiton titullin e parë në karrierë
- Humbja ndaj Brighton, Arteta: Kam vetëm zhgënjim, ua dhuruam pjesën e dytë
- “Ju tregoj bisedën me Skukën dhe Goldin”, Xhixha për “Analizë Kuq e Zi”: Sezonin tjetër titullar me Qarabag
“Interi i dominoi si fizikisht, ashtu edhe taktikisht në ndeshjen e parë dhe jam i sigurt që në finale do të shkojnë zikaltrit. Milani nuk kualifikohet dot, edhe nëse Interi luan me 7 futbollistë nga ekipi i të rinjve. Kuqezinjtë i shoh të lodhur dhe aspak në formë, në këtë fazë finale të kampionatit. Ndeshja me Spezian e tregoi më së miri momentin që po kalon Milani”, deklaroi Cassano.
