Kombëtare

Ish-sulmuesi kuqezi në stafin teknik të Edy Rejas?

Pasi mori zyrtarisht drejtimin e kombëtares shqiptare, Edoardo Reja po mendon edhe për stafin që do ta shoqërojë në këtë aventurë të re. Ende nuk janë zyrtarizuar emrat e bashkëpuntorëve të Rejas edhe pse flitet se zëvendëstrajner do të jetë Alessandro Calori i cili është larguar nga drejtimi i Ternanës në Serie C, në shkurt të këtij viti. Por duke iu referuar asaj çfarë shkruan Balkanweb, risia e madhe në stafin e Rejas pritet të jetë ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi i cili pak ditë më parë u tërhoq zyrtarisht nga futbolli ndërsa është pjesë edhe stafit teknik të skuadrës me të cilën mbylli karrierën Wiener Neustadt.

Nuk dihet se çfarë roli do të ketë Salihi në staf, por me shumë mundësi do të merret me përgatitjen e sulmuesve kuqezinj. Ai është një vlerë e shtuar e stafit tonë duke marrë parasysh pozitivitetin që transmeton dhe eksperiencë e madhe që ka në futboll. FSHF-ja vazhdon dhe u jep një dorë ish-lojtarëve të kombëtares duke i ndihmuar të futen në rrugën e trajningut.  Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky lajm do të jetë plotësisht i vërtetë. Një indicie që shkodrani do të jetë pjesë e stafit të Edy Rejas ka të bëjë me faktin se Salihi është parë në praninë e trajnerit të ri të kombëtares shqiptare të mërkurën gjatë prezantimit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency